Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot kanë mbajtur një konferencë për medie.
Në këtë konferencë, Kurti tha se sektori i bujqësisë dhe pylltarisë është i një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës, raporton arbresh.info
“Në përputhje me programin tonë qeverisës po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese.
Ministria e Bujqësisë po ndërton vendosjen e rregullave dhe kritereve për përkrahjen me subvencione. Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë borxhe karshi fermerëve. Vitin e ardhshëm do të rritet mbështetja në 11 milionë euro për fermerët. Qeveria është në anën e prodhuesve”, tha ai.
Ai tutje ka theksuar se vitin 2022 do ta fillojnë me zero obligime financiare ndaj fermerëve.
Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.
“Sektori i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë sepse përveç që prodhon e krijon ushqim, krijon edhe vende pune. Vizioni ynë është për një bujqësi kualitative, me programin tonë qeverisës po angazhohemi për nxitje të investimeve të reja. Ju kemi përgjigjur kërkesës së prodhuesve që shteti t’i ndihmojë duke subvencionuar gjysmën e kamatës. Zgjerimi i prodhimtarisë dhe zhvillimi i bujqësisë zhvillohen më mirë me përkrahjen e fermerëve meritor. Pas 8 viteve pa strategji, Qeveria ka hartuar strategjinë për zhvillimin e bujqësisë 2021-2027 dhe për pylltarinë 2021-2031. Çdo avancim i politikave duhet të ketë evidencë të fortë dhe transparencë për të gjithë. Ne kemi sjellë ligjshmëri dhe i kemi zbatuar në përpikëri Rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, tha kryeministri.
Ndryshe, Kurti e Peci gjatë konferencës deklaruan se kanë arritur të mundosojnë shpalljen e re me mbështetje të Qeverisë programin për pagesa direkte për vitin 2021 në vlerë 21 milionë euro shtesë. /arbresh.info/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...