Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.
Takimi ishte me karakter njohës nga të dy palët, ku është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.
Ministri Kuçi duke falënderoi Paolucci për mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës, po ashtu e njoftoi për nëntë masat që ka parapa Qeveria e Kosovës të ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike në vend.
Paolucci i premtoi Ministrit Kuçi mbështetjen e Bankës Botërore për Kosovën edhe në të ardhmen, në veçanti pas situatës së vështirë ekonomike të krijuar në Kosovë si pasojë e Pandemisë.
Massimiliano Paolucci e merr detyrën e drejtorit të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më 1 korrik 2020./arbresh.info/
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë