Nga mesi i majit, ekonomia serbe pritet të punojë me kapacitet të plotë.
Deri tani pothuajse të gjithë artizanët u kthyen në punë, industria e ndërtimit filloi me kapacitetin e plotë, floktarët dhe hotelierët filluan të punojnë, po ashtu edhe shumë fabrika dhe kompani, shkruan gazeta serbe blic, transmeton arbresh.info.
Sipas Bojan Stanic nga Dhoma e Tregtisë serbe tashmë 42 mijë punëtorë anë kthyer në vendet e punës nga rreth 130 mijë sa ishin dërguar në pushim të detyrueshëm për shkak të masave të marra për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Ai ka shtuar se mesi i majit pritet t’i kthehen kapaciteteve të plota.
“Midis 50 dhe 60 përqind e firmave janë të hapura, dhe ne presim që të jenë në kapacitet të plotë deri në mes të majit,” tha ai.
Sipas njoftimeve të presidentit serb, Aleksandar Vucic, fabrikat e mëdha kanë filluar të funksionojnë këto ditë dhe duhet të fillojnë prodhimin deri në 11 maj./arbresh.info/
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...