E para e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka ftuar të gjithë biznesmenët nga qyteti i Pejës, që të kthejnë sytë nga Komuna që ajo udhëheq, për të investuar në sektorin publiko-privat.
Ajo iu është drejtuar biznesmenëve pejan, gjatë emisionit “Ju flet Peja”, në Tv Dukagjin, derisa ka garantuar mbështetje të pa kusht për ta.
“Biznesmenët pejan kanë shpirt sipërmarrës dhe njihen për kulturë të lartë ndërmarrëse, andaj i ftojë që të kthejnë kokën nga Gjakova. Kemi mundësi të mëdha për investime”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Si fillim për tërë këtë, ajo ka përmendur projektin e stadiumit të ri me një varg dyqanesh e qendra tregtare.
“ Në këtë pikë komuna është gati, presim vetëm bashkëpunim”, ka shtuar Kusari-Lila.
Komandanti i KFOR-it: Po të mos ndërhynim në veri, tani do t...
Tottenham refuzon ta shes Kane te United
Humb jetën turisti gjerman në Shqipëri
Vuçiq: Serbia i zbatoi të gjitha obligimet ndërkombëtare, Ko...
Sveçla: Grupet e drejtuara nga Beogradi sulmuan Policinë e K...
Guxo ‘thyen’ heshtjen për gjendjen në veri