Në përmbyllje të vitit 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka vizituar Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.
Kryeministri Kurti takoi punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve dhe i falënderoi ata dhe menaxhmentin për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit, njofton zyra për media e Qeverisë së Kosovës.
Duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre të palodhshme, ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën./arbresh.info/

“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...