Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka zhvilluar takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat.
Ai ka theksuar se përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, Qeveria megjithatë ka siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve, transmeton Arbresh.info.
Shefi i qeverisë ka rikujtuar se gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.
Në këtë takim, Kryeministri Hoti ka kërkuar që anëtarët e këtij Këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm./Arbresh.info/
Hoti thotë se 2 milionë euro do të ndahen për punësimin e grave në Kosovë
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...