Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton se do të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për tre rezervarët e pompimit, 600, 300 dhe 150 metra kub ujë.
Këto pompa do të ndërtohen në kuadër të projektit për ndërtimin ujësjellësit për zonën lindore të Komunës së Istogut, nga i cili do të përfitojnë 12 fshatra të këtij rajoni.
“Me këtë zotim dhe mbulueshmëri financiare të shpenzimeve të energjisë për pompa, nga KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, konsumatorëve të fshatrave përfituese, Shushicë, Rakosh, Zhakovë, Uçë, Bollopojë, Veriq, Mojstir, Syne, Cerkolez, Syriganë, Kerrninë dhe Padalishtë do tu mbetet të mbulojnë me pagesë, vetëm faturat mujore të ujit që do e shpenzojnë”, deklaron kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Agron Tigani.
Nga projekti do të përfitojnë rreth 8 mijë konsumatorë të rajonit në fjalë, të cilët me përfundimin e projektit, që sipas dinamikës pritet të zgjasë një vit nga dita e fillimit të punimeve, do të kenë furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm. /Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim