Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve nga Kosova, janë duke marrë pjesë në panairin “Foodex 2015”, i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.
Gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre si dhe janë duke realizuar takime të ndryshme për të krijuar bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse.
Panairi i ushqimit dhe pijeve “Foodex 2015” është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2800 ekspozues nga 78 regjione nga mbarë bota, me rreth 76.000 vizitorë.
Ky panair është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.
Pjesëmarrja në panairin “Foodex 2015” është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, JETRO (Japan External Trade Organization) dhe JICA (Japan International Cooperation Agency).
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...