Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve nga Kosova, janë duke marrë pjesë në panairin “Foodex 2015”, i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.
Gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre si dhe janë duke realizuar takime të ndryshme për të krijuar bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse.
Panairi i ushqimit dhe pijeve “Foodex 2015” është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2800 ekspozues nga 78 regjione nga mbarë bota, me rreth 76.000 vizitorë.
Ky panair është një mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.
Pjesëmarrja në panairin “Foodex 2015” është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, JETRO (Japan External Trade Organization) dhe JICA (Japan International Cooperation Agency).
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...