Qeveria e Kosovës ka bërë sot shqyrtimin e raportit vjetor mbi aktivitetet e donatorëve për vitin 2016.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se shuma e përgjithshme e asistencës së donatorëve për vitin 2016 është 174 milionë euro.
Sipas saj, qeverisja dhe shoqëria civile janë ato që kanë përfituar më së shumti, apo kthyer në përqindje, rreth 30 për qind të asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Qeverisja dhe shoqëria civile kanë përfituar me 30 për qind të asistencës zhvillimore të ofruar për Kosovë. Sektorët tjerë që kanë përfituar janë uji dhe kanalizimi, arsimi, infrastruktura dhe shërbime e tjera sociale, biznesi dhe shërbimet tjera”, tha Hoxha.
Sipas saj, donatori më i madh është BE e cila ka kontribuuar me 61 milionë euro pastaj ShBA me 33,6 milionë euro dhe Gjermania me 19 milionë euro gjatë vitit 2016./arbresh.info/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt