Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me takimin në Uashington.
Rukiqi thotë se, e përkrahin projekte që është nënshkruar në Uashington, raporton portali arbresh.info
Sipas tij do të ketë projekte jo më të vogla se 2 milionë euro.
“Pikat që janë futë në këtë marrëveshje nga financimi amerikan unë mendoj që Kosovën e shndërrojnë në një vend të rëndësishëm dhe këto projekte i përkrahim dhe krejt çka është diskutuar atje. Ka mundësi që të ketë projekte jo më të vogla se 2 milionë euro. Do të thotë 2 milionë për projekte. Këto projekte që janë përmend rruga drejt Nishit dhe hekurudha kanë rëndësi të madhe për lidhjen e Kosovës me tregjet e ndryshme”, tha ai.
Ai thotë se nga mini-Shengeni Kosova nuk do të ketë asnjë dëm ekonomik.
“Ndërsa sa i përket mini-Shengenit, Kosova nuk ka asnjë dëm në aspektin ekonomik. Doganat nuk do të unifikohen, do të ketë një bashkëpunim të mirë të doganave, që mos të ketë pritje të gjata te kamionëve”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...