Kosova ka kapacitete të mëdha për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet alternative.
Njohësi i kësaj fushe Lulzim Syla thotë se Kosova ka potenciale që të prodhojë energji nga dielli dhe era.
“Llogaritet se Kosova ka kapacitet që të prodhojë energji solare mbi 500 megavatë”, deklaroi Syla për RTK-në, i cili shton se investimet në këtë fushë nuk janë edhe aq të kushtueshme.
“Energjia solare në aspektin financiar është jashtëzakonisht e pranueshme dhe i pranueshëm është edhe kthimi i investimit te bizneset. Edhe për familjet që shpenzojnë më shumë se 1 mijë kilovat, ne kemi sugjeruar Qeverinë që t’ua mundësojë atyre të investojnë në panele solare.
Një tjetër burim i energjisë elektrike janë edhe hidrocentralet, por që sipas ekspertit të ujërave Afrim Lajçi kapacitet e Kosovës në këtë fushë janë më të vogla.
“Kemi kapacitete hidroenergjetike mjaft modeste dhe të njëjtat janë shfrytëzuar në masë të konsiderueshme në hidrocentralet që janë ndërtuar tashmë”, deklaroi Lajçi.
Mullinjtë me erë në Kosovë ishin vendosur në Golesh ku edhe kishin filluar punën në vitin 2010 por që më pas kishin ndaluar punën për arsye të ndryshme.
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...