Ministria e Financave ka bërë të ditur se organizon ceremoninë e shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, shkëmbimin e protokollit do ta bëjë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ndërsa në emër të Qeverisë gjermane, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.
Pas shkëmbimit të protokollit të bashkëpunimit zhvillimor, ministrja Bajrami dhe ambasadori gjerman Rohde do të mbajnë konferencë për media.
Ceremonia dhe konferenca për media do të mbahen sot në ndërtesën e Qeverisë.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...