Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Belgjika i ka ndihmuar shumë Kosovës për këtë qëllim.
Hoxhaj ka thënë se ky anëtarësim i Kosovën në Organizatën Botërore të Doganave është më i rëndësishmi pas anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009.
“Një tjetër lajm i mirë pak ditë pas njohjes nga Bangladeshi. Sot zyrtarisht Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009. Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për t’u bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë t...
Dimal Basha inspekton punimet në rrugën nacionale Prishtinë–...
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...