Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë njofton se ka anuluar të gjitha aktivitetet e saja deri në një njoftim të radhës.
Sipas OEAK-ut, ky vendim ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që të merr masa ndaj Coronavirusit, duke pezulluar procesin mësimor deri më 27 mars dhe marrjen e vendimeve të tjera.
“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut./arbresh.info/
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë