Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka komentuar ndërprerjen e sotme plenare ku pritej votimi i projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të qytetarëve nga Trusti.
Ai në ATV-së e ka quajtur të gabuar idenë e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, pasi me këtë do të dëmtohej edhe skema e mjeteve pensionale.
“Me këtë shkatërrohet Trusti. Heqja e qindra miliona eurove të Trustit do të dëmtojë skemën, por edhe besueshmërinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ai duke shtuar se shpërndarja e mjeteve të Trustit do të ishte me efekt shumë të vogël për qytetarët.
I pyetur se a do të ketë pasoja politike për Lëvizjen Vetëvendosje nëse nuk kalon projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, Konjufca tha se mendon se nuk do të duhej të ndëshkoheshin deputetët.
Konjufca ka treguar se ai personalisht nuk kishte tërhequr herën e kaluar 10 për qind të mjeteve të Trustit gjatë krizës me pandeminë koronavirus.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...