Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, së bashku me Ambasadën Japoneze dhe Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), bënë dorëzimin e Donacionit – Kamiona kompaktor për mbledhje dhe bartje të mbeturinave komunale dhuruar nga JICA .
Në pranim dorëzimin e Donacionit ishin të pranishëm Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu Ambasador Jorezident për Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, përfaqësuesit e zyrës qendrore të JICA(s), zyrtarë të MMPHI-së, si dhe kryetaret e tri komunave dhe menaxhmenti i kompanisë Rajonale te pastrimit.
Në Sheshin e Qytetit në Ferizaj u organizua ceremonia e Pranim- Dorëzimit të automjeteve- kamiona kompaktor për mbledhje dhe bartje të mbeturinave komunale në Ferizaj, Kaçanik dhe Shtime.
Gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit të këtij donacioni u nënshkrua memorandumi në mes të Ambasadorit të Japonisë dhe Ministrit të MMPHI, Aliu dhe tre Kryetarëve të Komunave, Agim Aliu Ferizaj, Besim Ilazi Kaçanik dhe Qemajl Aliu Shtime.
Marrëveshjet për shfrytëzim të këtyre kamionëve kompaktor për mbledhje dhe bartje të mbeturinave komunale në mes të MMPHI dhe tri komunave dhe menaxheret e njësive operative janë në përgatitje e sipër dhe do të nënshkruhen gjatë ditëve në vijim./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?