Kosova ka disa ditë që ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Ndërsa komunat kanë filluar me dezinfektimin e hapësirave publike teksa numri i të prekurve më virusin korona ka shkuar në 19.
Dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin (D.D.D) e hapësirave publike dhe objekteve Institucionale pritet që shumë shpejt ta bëj edhe komuna Shtinës, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se tashmë është nënshkruar kontrata me kompaninë që do të kryej këto punë.
E vetmja kompani që kishte aplikuar e që edhe ishte shpallur fituese për tenderin me titull “Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi (D.D.D) i hapsirave publike dhe objekteve Institucionale në Komunën e Shtimes”, është EKOLOGJIA SH.P.K. nga komuna e Ferizajt.

Kjo kompani do të kryej dezinfektimin për çmimin pre 14.226,30 euro.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është na sot 19 mars 2020 deri më 31 gusht 2020./arbresh.info/
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...