Ka disa ditë që Kosova është mbuluar nga bora.
E komuna e Podujevës ka dhënë edhe një kontratë shtesë për mirëmbajtje të rrugëve.
Kontrata përfshin gjithashtu edhe mirëmbajtjen e trotuareve për sezonin dimëror 2020, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna për kontratën me titull ‘Mirëmbajtja e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimëror 2020 (kontratë shtesë)’ kishte planifikuar të shpenzonte 15.750,00 euro.
E pas hapjes së tenderit kishte aplikuar vetëm një Grup i Operatoreve Ekonomik i cili edhe ishte shpallur fitues. Kompanitë ‘NNT BINI SH.P.K.; Europa Partners SH.P.K.; N.N.T. A.B.C.’ do të mirëmbajnë rrugët dhe trotuaret me shumën e njëjtë sa edhe e kishte parashikuar komuna 15.750,00./arbresh.info/


Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...