Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e bizneseve të vogla, të mesme dhe gastronomët që operojnë në komunën e Obiliqit.
Sipas njoftimit të Komunës “Gashi fillimisht i njoftoi për të gjithë aktivitetin e institucionit komunal lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, shprehi falënderimin e tij për bashkëpunimin e treguar nga ana e bizneseve, duke qenë kështu të bashkuar në parandalimin dhe luftimin e kësaj pandemie”.
“Në këtë takim, njoftoi të pranishmit me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike, ku komuna e Obiliqit ka përfituar mjete prej 290,530.18€, këto mjete janë dedikuar për sektoret më të prekura nga pandemia Covid-19; shëndetësia, bujqësia dhe ekonomia.
Kësisoj, për të përkrahur bizneset që të vazhdojnë punën pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia, për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, individuale dhe gastronomitë, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 130.000.00€, ndërsa për sektorin e bujqësisë janë ndarë 70,580.00€, në total 200,580.00€”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se “të gjitha bizneset kanë pranuar formularin e aplikimit nga ana e zyrtareve të DEFZH-së dhe afati i fundit për dorëzim është data 28 tetor 2020 ( e merkure) ora 16:00, pas vlerësimit nga ana e komisionit, do bëhet kategorizimi i bizneseve dhe do të përcaktohet shuma e subvencionimit, e cila do të jetë solide por që do të ndikojë sadopak në rimëkëmbjen e veprimtarisë së tyre”.
“Në kuadër të këtij programi për rimëkëmbje, komuna e Obiliqit ka ndarë vlerën prej 90,000.00€ për sektorin e shëndetësisë të dedikuara për testime serologjike”.
Kryetari Gashi, ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e bizneseve për prezencen e tyre, ku theksoi se: “Situata me pandeminë Covid-19 ka vështirësuar secilin sektor, por përkrahja dhe mbështetja për bizneset do të vazhdojë në mënyrë të krijohet një stabilitet socio-ekonomike”./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë