Komuna e Gjakovës u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve/arkitekteve që të marrin pjesë në përpilimin e projektit ideor për parkun qëndror të qytetit të Gjakovës, më saktësisht për parkun përballë Hotel Pashtrikut.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari-Lila e cila përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se komuna e Gjakovës është e interesuar që të ristrukturojë fontanën që gjendet në parkun e qytetit dhe që pozita e saj nuk përputhet me ambientin e një parku të mirëfilltë. Kjo fontanë preferohet të vendoset në qendër të parkut dhe për-rreth saj të organizohen statujat dhe gjelbërimi.
“Objektet që gjenden në këtë park janë statuja e Nënës Terezë, Nesim Dervishdanës, Selman Rizës, Shokët e Lirisë dhe busti i Asim Vokshit.
Lojërat e fëmijëve do të renovohen nga ProCredit Bank dhe ato mund te zhvendosen varësisht nga idetë tuaja.
Fokus të veçantë ti jepet dizajnit te fontanës e cila edhe do të jetë në qendër të këtij parku dhe rregullimi i hapësirës rreth saj. Dimensionet e fontanës duhet të jenë mesatare të cilat korrespondojnë me hapësirën ku do të ndërtohet”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo më pas në këtë postim ka theksuar se vlerësimet do të bëhen nga komisioni prej 5 personave, duke përfshirë Arkitekt/Inxhinier nga Komuna e Gjakovës, Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës dhe konsulentëve të jashtëm të po së njëjtës fushë.
Afati për dorëzim të projektit do të jetë 20 ditë që nga dita e shpalljes së këtij njoftimi. Dorëzimi i materialit bëhet në anonimitet me shifër, në Kabinetin e Kryetares në dy kopje të forta dhe një të digjitalizuar në CD.
Të bashkangjitur e gjeni një kopje të situacionit me dimensionet përkatëse.
Mbas vlerësimit të punimeve të pranuara në bazë të konkursit, do të shpërblehen punimet me sa vijon :
Vendi i parë – 2000 Euro
Vendin i dytë – 1000 Euro
Vendin i tretë – 500 Euro.
Përpilimi i projektit kryesor ekzekutues do të realizohet nga fituesi i konkursit në bashkëpunim me profesionist kompetent të kësaj fushe nga Komuna e Gjakovës dhe realizimi i projektit do të fillojë menjëherë pas kryerjes së procedurave ligjore.
Boris Johnson dorëhiqet pasi konstatohet se mashtroi Parlame...
Olta Gixhari shijon pushimet në Turqi, nuk mungojnë pozat të...
145 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Ishte kjo që projekt...
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Luizi i ftuar special i Ki...
Osmani: Lidhja e Prizrenit thirrje për bashkim kombëtar kur ...
Rilind Haziraj largohet nga Fushë Kosova