Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar kundër veprimit të autoriteteve serbe për bllokimin e transportuesve të mallrave që vijnë nga Kosova.
Në komunikatën e KPK-së thuhet se kjo tregon për mungesë të vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit, shkruan arbresh.info.
“Kjo tregon edhe një mungesën e vullnetit nga ana e autoriteteve serbe që të ju kthehen normalitetit dhe tregtisë sipas marrëveshjeve. Gjithashtu, një veprim i tillë është ende më i papranueshëm në kur kemi parasysh pandeminë në të cilën po kalojmë. Ky veprim vetëm tregon sjellje jo të dinjitetshme nga ana serbe, ku ka një pajtueshmëri që këto ditë të mos ketë pengesa në qarkullimin e mallrave, në bazë të praktikave të miratuar nga CEFTA për korridorin e gjelbër”, thuhet në reagimin e KPK-së.
Ndryshe 11 maune të Kosovës që të martën kanë hasur pengesa në doganë ku janë ndaluar për disa orë që të hyjnë në Serbi./arbresh.info/

Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...
Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ndihmojë në kontrollimin...
Al mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i b...