Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka bërë të ditur se e përkrah vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina
Në njoftim thuhet se KPK është prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se shpresojnë se do të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë
“Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës. Të gjitha vendimet duhet të merren në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në.
Shpresojmë shumë që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë. Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...