Qeveria e Kosovës tashmë është duke votuar online për emrat e ri të anëtarëve të Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, të cilët do të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr në fillim të kësaj jave nga kjo pozitë.
Gazeta Infokus ka mësuar se kryesues i Bordit do të jetë Mehmet Berisha derisa tre anëtarë të tjerë janë: Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu.
Nga të sapozgjedhurit, Teki Shala, ka qenë emëruar nga qeveria e kaluar e Kosovës në të njëjtën pozitë në bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Shala ka qenë drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, në Komunën e Gjakovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkaq, kryesuesi i Bordit, Mehmet Berisha sipas të dhënave që ka siguruar gazeta Infokus, aktualisht është ushtrues detyre i Departamentit ligjor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ndërsa eksperienca e tij kryesisht është në fushën e drejtësisë dhe menaxhimit të projekteve.
Ndryshe nga ky, anëtari tjetër, Blerim Shehu mësohet se vjen nga Komuna e Prizrenit përvoja e tij kryesore lidhet me financa në institucionet publike.
Përvojë të ngjashme del të ketë edhe Kushtrim Krasniqi, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar si ekspert i jashtëm i auditimit në Bankën për Biznes ndërsa paraprakisht si analist financiar në USAID e institucione tjera financiare.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...