Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi bashkë me drejtorin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Besnik Krasniqi, sot kanë pritur në takim Këshillin Grevist të Punëtorëve të Trepçës, të kryesuar nga Ragip Istrefi, përfaqësuesin e Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani, U.D. të kryeshefit të “Trepçës” sh.a., Hysen Vrajolli dhe disa punëtorë të ndërmarrjes.
Temë diskutimi në këtë takim ishte gjendja e vështirësuar e ndërmarrjes publike “Trepça” sh,.a. gjegjësisht bllokimi i llogarive të tyre duke pamundësuar edhe dhënien e pagave.
Ministrit Kuçi i janë paraqitur kërkesat e Këshillit Grevist, të cilët kërkuan ndihmë financiare që të kalojnë këtë gjendje.
Duke u treguar për ndihmën që kësaj ndërmarrje i është dhënë edhe me masat përkrahëse të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, ministri Kuçi, u ka premtuar punëtorëve dhe menaxhmentit që nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike brenda Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike do t’u ndahet një shumë e mjeteve dhe do të kërkohet në Mbledhje të Qeverisë ndihmë shtesë.
“Ajo që mund të ju garantoj është se ne kemi një shumë të mjeteve në buxhetin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, të cilën mund ta ekzekutojmë menjëherë. Mirëpo, kërkesa juaj është më e madhe dhe për këtë unë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës do ta paraqes këtë shqetësim dhe do të kërkoj ndihmë për juve për të kaluar këtë situatë”, ka thënë ministri Kuçi./arbresh.info/
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...
Man City fiton trofeun e Carabao Cup, mposht në finale Arsen...
Kroacia do të kufizon përsëri çmimet e karburantit dhe energ...
Protesta e opozitës/ Hidhen molotovë dhe fishekzjarre drejt ...
Kancelari Merz i dërgon letër Kurtit, kërkon avancim në dial...
Fitorja e 16 radhazi për Trepçën, kampionia e mposht lehtësi...