Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka takuar inspektoratet komunale dhe Inspektoratin e Tregut për t’u informuar rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të mbikëqyrë dhe funksionalizuar tregun në rrethanat e krijuara nga pandemia e Coronavirusit.
Hajdari kërkoi nga inspektorët komunalë dhe nga inspektorët qendrorë që të jenë në shërbim të informimit, koordinimi dhe të funksionalizimit të tregut, respektivisht të bizneseve të marketeve dhe dyqaneve sipas urdhëresave të ministrisë në rrethanat e krijuar aktualisht.
Inspektorët komunalë shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar me ministrinë për vendimet dhe urdhëresat që lëshohen, në mënyrë që inspektorët të kryejnë inspektime dhe mbikëqyrje standarde të pikave tregtare në të gjitha komunat e Kosovës.
Gjithashtu pati edhe kërkesa për informata më të detajuara se si të veprohet në marketet që kanë mallra me produkte të përziera.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...