Shefi i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se së bashku me bizneset do t’i ofrojnë institucioneve të reja partneritet të qëndrueshëm për zhvillimin e vendit.
“Pa partneritet me Qeverinë dhe Parlamentit është i pamundur, pasi bizneset janë shtyllë e zhvillimit. Qeveria e vendit duhet ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, e kjo garanton pastaj mirëqenie, qeverisje stabile dhe fokus duhet të jetë që të kemi një qasje për të ruajtur fuqinë punëtore, qasje të qartë në politikat e eksportit, të luftohet informaliteti, dhe të qartësohet e ardhmja energjetike”, është shprehur Rukiqi.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në lidhje me agjencitë shtetërore: Doganën, Administratën Tatimore dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas Rukiqit, takimet sikur ky do të jenë të rregullta dhe do të shkojnë edhe duke i selektuar temat./arbresh.info/
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...