Korporata Energjetike e Kosovës është institucioni për të cilin ka më së shumti ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Vetëm brenda tre muajve ndaj këtij institucioni janë bërë 44 ankesa.
Kështu tha Isuf Zejna nga organizata Demokraci Plus, i cilit prezantoi sot raportin tremujor të OSHP-së, shkruan arbresh.info.
Me ligjin e ri sipas tij, OShP është shkallë e dytë e ankesave, pasi si shkallë e parë është institucioni për të cilin është ankesa.
Transparenca e OShP-së sipas tij është në rregull, përveç faqes zyrtare të këtij organi.
“60 për qind e seancave mbahen pa praninë e palëve, seancat ku merren vendimet për ankesa nuk janë publike si dhe votimi i anëtarëve të panelit nuk është publik. Vendimet e OShP- sipas Zejna merren 70 për qind nga ekspertët. Ankesa më së shumti ka për Korporatën Energjetike të Kosovës me 44 ankesa”, tha Zejna.
Shkeljet e evidentuara kanë të bëjnë më shumë me çmimet jo normalisht të ulëta si dhe tërheqja e autorizimeve apo nën-kontraktorëve.
Blerim Dina, kryetar i OSHP-së tha se nga të gjitha vendimet që ka marrë OShP vitin e kaluar, vetëm tre operator ekonomik kanë qenë të pakënaqur me punën e këtij organi dhe kanë bërë padi në gjykatë.
Ky raport përfshin të gjeturat nga muaji dhjetor 2016 deri në shkurt 2017./Arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit