Me publikimin e të dhënave ekonomike për tremujorin e parë të këtij viti nga ana e Kanadasë, plotësohet panorama për ecurinë e shtatë ekonomive më të industrializuara në botë, vende të njohura ndryshe si G7.
Kanadaja raportoi një rritje ekonomike thuajse 0.9 përqind për tremujorin Janar-Mars 2017, shifër kjo që e katapulton direkt në krye të listës së vendeve të G7-s me zgjerimin më të madh të ekonomisë.
E dyta renditet Gjermania me 0.6 përqind, ndjekur nga Japonia me 0.5 përqind, Franca, 0.4 përqind, Shtetet e Bashkuara me 0.3 përqind dhe Italia e Britania e Madhe me nga 0.2 përqind.
Përveç rezultatit befasues të Kanadasë, ajo që habiti më shumë ekonomistët dhe ekspertët ishin të dhënat e Britanisë së Madhe.
Me 0.2 përqind, ekonomia e dytë më e madhe europiane renditet në të njëjtin nivel si Italia, e përfshirë thellë nga kriza ekonomike dhe ajo e borxhit të jashtëm.
Ekspertët ja faturojnë Brexit këtë ulje drastike të rritjes së ekonomisë së Britanisë së Madhe, që ishte ndër ekonomitë që përballoi me sukses krizën financiare të vitit 2008.
Parashikimet janë akoma më të zymta, pasi shumë institucione dhe ekspertë të ekonomisë thonë se efektet negative në ekonominë britanike do të përkeqësohën me daljen zyrtare të ishullit nga Bashkimi Europian.
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...