Faza e dytë e lehtësimit të masave të kufizimit do të nisë me 18 maj.
Nga kjo ditë do të hapen disa biznese si sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizio-terapeutët, tregtarët me pakicë , gastronomia take-away, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndër urban me leje të veçanta”, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë këto ditë pritet të dalin edhe pagat e parapara në Pakon Emergjente.
Sipas Qeverisë vonesa në shpërndarjen e tyre është bërë për shkak të kërkesave të shumta nga qytetarët.
“Buxheti është, mjeti janë, ato do të ekzekutohen, ato që kanë mbetur do të bëhen këtë javë të tjerat javën e ardhshme”, deklaroi në një konferencën kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Vlera e pakos së miratuar nga Qeveria e Kosovës kap vlerën e 179.6 milionë eurove.
Deri tani Kosova ka 945 raste të regjistruara, 690 të shëruar dhe 29 të vdekur./arbresh.info/
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...