Ish-kryetarja e bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri-Berisha në një bisedë telefonike me arbresh.info bën të ditur se ka dhomë të përgjimeve në Telekom, ani ndërmarrja publike e mohoi një gjë të tillë.
Ajo ka konfirmuar se ka dhomë të përgjimeve duke të thënë se të gjithë operatorët kanë të tilla dhe përdoren nga Prokuroria e Shtetit.
“Krejt operatorët i kanë dhomat e përgjimeve, të cilat përdoren nga Prokuroria e Shtetit”.
“Është zyre e veçantë, ku janë të vendosura pajisjet e përgjimeve, zyrë e cila ka qasje të kufizuara se kush hyn brenda e kush del”, deklaroi ajo.
Gjatë ditës së sotme (e premte) një gjë të tillë e kishte mohuar Fadil Lepaja nga Departamenti për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës se ka dhomë të përgjimeve. Ky reagim i Telekomit erdhi pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe siç e ka quajtur presidenti, “grupit të tij”.
LEXO EDHE: Telekomi mohon ekzistencën e dhomës së përgjimeve
Në njoftimin për media theksohet se pas deklaratave joprofesionale dhe të pambështetura në fakte të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat e dëmtojnë pa të drejtë reputacionin e Telekomit të Kosovës nuk posedojnë dhoma të përgjimeve.
Presidenti Thaçi ka akuzuar Albin Kurti, Haki Abazin e Xhelal Sveçlën se kanë vizituar dhomën e përgjimeve në Telekomin e Kosovës tri ditë rresht, duke i ndalë kamerat aty.
E lidhur me këto deklarata Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj tre të apostrofuarve.
Kjo ka bërë që mes dyshes Thaçi e Kurti të shpërthejnë akuza e kundërakuza, ku ky i fundit e quajti Presidentin helaq./ArditëShkodra/arbresh.info/
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...