Investitorët e huaj i shohin me shqetësim vitet zgjedhore në Shqipëri, pasi klima e tensionuar politike, apo rotacioni i mundshëm është risku më i madh i sipërmarrësve.
Mark Crawford, anëtar i Dhomës Amerikane të Tiranës, i ftuar në emsionin E-ZONË thotë se që nga koha që ai ka ardhur në Shqipëri, politika mbetet “armiku” më i madh i klimës ekonomike.
“Unë nuk di të ketë risk më të madh se klima politike, jo vetëm në vitet normale, por sidomos në ato zgjedhore. Ne kemi dëgjuar që në rast rotacioni, partia opozitare thote se do të shohë PPP apo projekte të tjera që ka ndërmarrë qeveria. Kjo frenon investitorët për të investuar.”
Nga ana tjetër, spas Crawford qeveria nuk ka bërë hapa para në luftën kundër monopolove apo në rritjen e konkurrencës.
“Vit për vit kemi përkeqësim të situatës së monopolove, shtimin e oligarkëve, shumë procedura bëhen pa transparence dhe pa konkurrencë. Kjo e dëmton ekonominë. Këto janë ato problemet që një investiror i huaj përballet kur vjen këtu në Shqipëri.”
Sa i përket rotacionit në SHBA, Crawford thotë se nuk pritet të ketë ndryshim të projekteve të nisura, siç është ai i Skavicës, por mund të ketë ngadalësim në realizmin e tyre./vizionplus/
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...