Fushë Kosova me rrethinë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga ora 12:00 deri në ora 15:00, kjo për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1.
Kështu ka bërë të ditur KOSTT-i përmes një njoftimi për media, raporton Arbresh.info.
“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë”, thuhet në njoftim.
Punimet në fjalë, sipas KOSTT-it, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1. KOSTT sh.a.
“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MW). Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1”, thuhet në njoftim, duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Arbresh.info/
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...