Për vite me radhë ‘kalli’ ahengjet familjare ndërsa politikës iu fut me arsyetimin se kërkon ndryshim.
Por këngëtari i kthyer në deputet, Labinot Tahiri duket që lidhjen me Institucionet publike e kishte qysh kohë më parë.
Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se Telekomi i Kosovës ka ndihmuar Tahirin në realizimin e klipeve të tij, Madje vetëm për ‘Interesgjiken’, ndërmarrja publike kishte ndarë plot 6 mijë euro.

Klipi që zgjatë afër 4 minuta ka vetëm dy skena, njëra e realizuar në ambient të hapur brenda tjetra në të brendshëm e veç Tahirit janë edhe dy protagonistë të tjerë. Kënga flet për dashurinë me interes që solli deri të ndarja.
Veç Telekomit të Kosovës për realizimin e këtij klipi ndihmuan edhe fy sponsorë të tjerë.

Ndryshe arbresh.info ka siguruar dokumentet e shpenzimeve dhe sponsorizimeve që Telekomi i Kosovës ka bërë ndër vite. Sipas tyre një pjesë e madhe e parave të ndërmarrjes publike ishte ndarë për të ndihmuar realizimin e klipeve të këngëtarëve të ndryshëm
Deri tani arbresh.info ka publikuar sponsorizimin e klipit të këngëtares Leonora Jakupi. E shumë të njëjte si për Tahirin i kishte ndarë edhe klipit “pushkë e çifteli” të Leonorës.

Kënga është në bashkëpunim me Golg AG ndërsa i këndohet flamurit, besën e çiftelisë.
Arbresh.info ditëve në vazhdim do të publikoj edhe sponsorizimeve të tjera dhe shpenzime që ka bërë kjo ndërmarrje ndër vite.
Telekomi i Kosovës për vite me radhë ishte kritikuar për dhënie të sponsorizimeve pa asnjë kriter.
Për të hetuar këto dhe dyshime të tjera brenda ndërmarrjes muaj më parë Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Parlamentar Hetimor në lidhje me gjendjen në Telekom dhe Postë.
Komisioni ka intervistuar disa nga kryeshefat dhe anëtarët e Bordit të kësaj ndërmarrje ndërsa është propozuar që puna e realizuar deri tani të i kalohet Komisionit të ri që mund të formohet në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend./Arbresh.info/
Lexo edhe: ‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës