Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka hedhur akuza në drejtim të Zyrës së Rregullatorit Energjetik (ZRrE) për shtrenjtimin e rrymës.
Sipas INDEP, vendimit për shtrenjtimin e rrymës nga ana e ZRrE-se ka ardhur si pasojë e përkrahjes që ka marrë nga komentet e partisë në pushtet, që është Lëvizja Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.
“Zhvendosja e bllok tarifës nga 600 në 800 dhe mos aplikimi i shkallëzimit të tretë tarifor nuk i kontribuon aspak efiçiencës së energjisë. Për më tepër, subvencionimi selektiv dhe jo linear vetëm sa do të rrisë konsumin energjetik në vend. Ky vendim nuk i ndihmon tranzicionit energjetik. Përkundrazi, e vazhdon bllokimin artificial të sektorit të energjisë në vend. Jemi gjithashtu të shqetësuar nga kjo shpërfaqje e hapur e ndikimit politik të Qeverisë në vendimin e sotëm të ZRRE-së”, thuhet në reagimin e INDEP./arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...