Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të lirë të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë çështje, në “Info Magazine” , ka folur kryetari i Odës Ekonomik të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Ai tha se është i befasuar me Qeverinë e Kosovës që është në detyrë, për heshtjen e saj karshi këtij vendimi që u kundërshtua nga qytetarë e ekspertë të sektorit, shkruan Arbresh.info.
“Më shumë më ka befasuar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është në detyrë, mosreagimi i tyre, ose heshtja. Por edhe reagimi në ditën e protestës që e kishim, me akuza ndaj biznesit. Gjithmonë kur zgjidhet një udhëheqës, një lider, një qeveri, një mazhorancë, zgjidhet për me e rregullu situatën më mirë seç është, në këtë rast sipas analizave, studimeve të dhënave që kemi dhënë përgjatë këtyre dy muajve, ua kemi dëshmuar se duhet të pezullohet vendimin”, u shpreh Rafuna.
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...
Përmbytjet në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, IHM...
Hyn në fuqi ligji për të huajt, publikohet materiali informu...