Qeveria e Kosovës dhe institutet për hulumtim kanë paraqitur raporte të kundërta për efektin e taksës 100% ndaj shtetit serb ne debatin për këtë temë.
Berat Thaçi nga Instituti “GAP”, ka barë vet të ditur se hulumtimet nuk ka përshpejtim të rritjes së bizneseve ndërsa taksa ka rrit çmimet e produkteve, shkruan arbresh.info.
“Sipas hulumtimit tonë kemi dalë se taksa nuk e ka ndihmuar ekonominë e vendit në përshpejtim të rritjes të saj, edh Oda Ekonomike ka dale me të njëjtin rezultat se bizneset janë rritur por nuk ka pasur përshpejtim të kësaj rritje si rezultat i taksës. Taksa gjithashtu ka ndikuar në rritjen e çmimit në konsum të ushqimit dhe kjo përbën rrezik që të thellohet varfëria, këtë e ka konstatuar edhe FMN dhe kompani të tjera”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se në rritjen ekonomike ndikojnë edhe faktorë të tjerë.
“Ekonomi është komplekse dhe ndikojnë shumë faktor në rritjen e saj, dhe nuk mendojmë që mund të adresohen lehtë barrierat tregtare që i paraqet Serbia”, ka shtuar ai.
E ndryshe nga GAP, hulumtimi i MTI-së, ka nxjerrë rezultate të kundërta sipas ministrit, Endrit Shala.
Ai ka thënë se për shkak të taksës bizneset kanë pas rritje të jashtëzakonshme.
“MTI e ka bë një studim në të cilin kemi biseduar me 50 kompani vendore prodhuese dhe vërehet një rritje e jashtëzakonshme pas vendosjes së kësaj mase. Kjo vërehet edhe nga të gjithë qytetarët, nuk ka nevojë për ekspertë për të parë ketë çështje”, ka thënë ai.
Shala ka mohuar të ketë pasur rritje të çmimeve.
“Ne si MTI nuk kemi vërehet rritje të çmimeve e jo sidomos të produkteve ushqimorë përveq rritjes normale që është paraparë, kjo masë ka ndikuar e po ndikon në rritjen e prodhimit vendor”, ka shtuar ai.
E ai ka ripërsëritur se taksa nuk do të largohet deri në njohje nga Serbia.
“Kjo masë do të vazhdoj të mbetet në fuqi përderisa nuk ndryshon qëndrimi i shtetit serb në të gjitha aspektet e derisa të njohë Republikën e Kosovës”, ka përfunduar Shala.
Të njëjtin mendim me Shalën e ndan edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Ajo gjatë këtij diskutimi ka shtuar se taksa ka ndikuar pozitivisht.
“Edhe pas taksës nuk kemi pas probleme me mungesë të produktëvë pasi ato tashmë janë zëvendësuar, edhe ne sot jemi vetëdijesuar edhe përmes flamujve që të zgjedhim origjinën e produkteve që konsumojmë, ka thënë Kadaj.
Ndërsa deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se taksa duhet larguar pasi shihet si pengesë edhe nga ndërkombëtarët.
“Unanimisht me Bahskësinë Ndërkomëbatre, taksa shihet si pengim. Nuk ka aleat të Kosovës që nuk ka kërkuar largim e saj. Unë taksën e shohë si instrument e jo si akt të shenjtë”, ka thënë ai.
Gorani ka shtuar se taksa mund ta largohet politikisht ashtu siç është vendosur.
“Taksa përjetohet si bllokim i procesit politik dhe kam frikë se si vendim politik taksa jo shumë larg do të hiqet po ashtu si vendim politik”, ka shtuar Gorani./Arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...