Kryeministri Avdullah Hoti, ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë në njërën nga replikat që ka pasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.
“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur”.
“Këto ia kemi sjell vendit. Marrëveshja e Washingtonit ka sjell një miliardë euro investime për pesë vjetët e ardhshme”.
Hoti ka thënë se mjete për Kosovën janë ndarë edhe nga BE në kuadër të pakos nëntë miliardëshe si mbështetje lidhur me pandeminë.
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...