Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se në Gjilan nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.
Përveç kësaj, Haziri në Facebook ka treguar për investimet kapitale në këtë komunë.
Ai, thotë se është fat i madh i Gjilanit që projektet milionëshe po i realizon me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar.
“Rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra, rruga Livoç i Ulët – Kllokot, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për periudhën afatmesme e trajtimi i lumit Morava, janë vetëm disa nga projektet kapitale të konfirmuar nga miqtë e Gjilanit. Ditë të mira po vinë për Gjilanin tonë”, ka shkruar Haziri. /arbresh.info
Postimi i plotë:
#Dita83.Fatmirësisht, në Gjilan nuk kemi raste të reja pozitive me #Covid19. Po vazhdojmë me monitorimin e 27 rasteve brenda 9 shtëpive. Urojmë të shërohen shpejtë edhe këta qytetarë. Do të vazhdojmë me monitorim përmes Qendrës Operative të emergjencave civile çdo ditë dhe 24 orë.
Ndërkohë, sa i përket investimeve kapitale, është fat i madh i Gjilanit që projektet milionëshe po i realizojmë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Investive Europiane ,Banka Botërore me seli ne Uashington DC,Komisioni Euripian,USAID ,SDC Zvicrane,GIZ e partneret tjerë të Gjilanit.
Rruga Gjilan – Prishtinë në gjatësi 7.1 kilometra, rruga Livoç i Ulët – Kllokot, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për periudhën afatmesme e trajtimi i lumit Morava, janë vetëm disa nga projektet kapitale të konfirmuar nga miqtë e Gjilanit. Ditë të mira po vinë për Gjilanin tonë!
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...