Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka shfuqizuar një vendim të ish-ministres Dhurata Hoxha.
Haxhiu ka njoftuar se bëhet fjalë për vendimin lidhur me shtesat mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë.
“Dje, kam shfuqizuar vendimin e paligjshëm të ish ministres Dhurata Hoxha, lidhur me shtesën mujore prej 500 eurosh mbi pagën bazë për Kryeinspektorin e Inspektoriatit të MD-së. Nga ky vendim, Kryeinspektori në mënyrë të paligjshme ka përfituar rreth 17.500 euro deri tani”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Më tej ajo ka pohuar se këtë vendim siç e ka quajtur ajo të paligjshëm do ta dërgojnë edhe në prokurori.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë