Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani e ka quajtur lajm të mirë rangimin e Kosovës në pozitën e 40’të të Bankës Botërore për të bërit biznes, derisa ka thënë se do të punojnë për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike të bizneseve, zbatim të kontratave dhe çështjet e tjera që Kosova është renditur keq në këtë raport.
Sipas tij, për të marrë masa mbrojtëse për prodhimet vendore sikur rasti me miellin MTI-ja, ka bazë ligjore.
Hasani, në një intervistë për Telegrafi ka sqaruar se masat do të ndërmerren për produktet që vijnë nga importi dhe janë më të lira në treg sesa çmimet e produkteve vendore.
“Do të marrim masa për të gjitha çmimet që hynë nën koston e prodhimit vendor. Pas një hetimi të bërë, kam pasur rekomandime që të ndërmarrim masa, sepse nga 4 cent deri në 6 cent hynë çmimi i miellit në Kosovë, më i lirë nga vendet e tjera. Ne kemi marrë masa për çmimin minimal. Besoj se do ta ndihmoj këtë industri. Importi më i madh është nga Serbia dhe masat më të mëdha do të jenë ndaj Serbisë”, ka shtuar Hasani.
/arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër