Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin më ekipin e ardhur nga SHBA-ja.
Ai pas daljes nga seanca ku po mbahet në Kuvend, para mediave ka thëne se e di që vënia e taksës ka dy anët e medaljes.
“Ka qenë një takim i mirë siç e keni parë edhe përmes postimit tim në Facebook, ka qenë një takim i rëndësishëm në të cilin kemi diskutuar për taksen dhe dialogun. Edhe një herë kom përsëritur qëndrimin tim. E di që kjo i ka dy anë një pozitive që mundet të arrihet njohja dhe negative që kjo taks po i shtynë bisedimet. Nuk mendoj se po i prishim raportet me Amerikën sepse është e drejt e jona”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe arbresh.info, gjatë ditës ka raportuar se zyrtarët e lartë amerikanë, drejtori kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, dhe drejtori për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley të enjten janë takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ekipin negociator për dialog me Serbinë dhe ministrin e punëve të jashtme, Behgjet Pacolli./Arbresh.info/
Lexo edhe: Zyrtarët amerikanë takuan Thaçin, ekipin negociator dhe Pacollin
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale