“Fondi rezervë i Kosovës ka mbetur pa asnjë cent”.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Financave në dhjetor të vitit që lamë pas.
Por ndryshe po thotë i pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradianj, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se tashmë është aktivizuar 1/12 e këtij fondi.
“Fondi rezervë është fond që shkon për buxhet dhe është i paraparë që të shpenzohet ndryshe nga ajo që është planifikuar. Me këtë rast në këtë muaj është aktivizuar 1/12 3 vlerës së fondit”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se asnjë cent nga ky buxhet nuk shpenzohet pa miratimin e Ministrisë së Financave.
“Nga Ministria e Financave nuk e di kush ça thotë, po krejt këto shpenzime që bëhen janë të ministrit të financave dhe ati që ka marrë përgjegjësi për financa në këtë Qeveri, pa ato nuk mund të bëhen shpenzimet”, ka shtuar Haradinaj./arbresh.info/
Kosova ndan 250 mijë euro për koalicionin global kundër terrorizmit
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...