Në Prishtinë do të hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali. Në hapje marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Në kuadër të këtij forumi pritet të nënshkruhet dhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s.
Ky forum konsidetohet të jetë më i madhi ekonomik me 60 kompani portugeze pjesëmarrëse të cilat do të takohen me kompanitë kosovare. Takimi B2B është një mundësi unike për bizneset portugeze dhe kosovare për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit dhe të zhvillimit të biznesit, raporton RTKlive.
Forumi është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ambasadën e e Kosovës në Portugali.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës