Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për mundësitë ë rrëzimit të qeverisë.
Hamza në “Debat Plus” ka thënë se PDK dhe opozita nuk i kanë numrat për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
“Kjo është punë matematike. Duhet t’i kemi 61 vota për ta rrëzuar qeverinë. Këta sot i patën 64 vota në Kuvend”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës thotë se iniciuesi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë është dashur të konsultohet edhe me PDK-në para se të kërkojë rrëzimin e qeverisë në Kuvend.
“Unë nuk kam probleme komunikimi me asnjë parti në Kuvend”.
Hamza thotë se kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend partia e tij e voton.
“Kurdo që Vetëvendosje sjellë mocionin në Kuvend, 24 deputetët e PDK-së japin votat për rrëzimin e qeverisë…Ne bashkë me Vetëvendosjen, Mimoza Kusarin dhe dy deputetët e minoriteteve i kemi 55 deputetë. Ku janë edhe deputetët tjerë që nevojiten për rrëzimin e qeverisë”, tha ndër të tjera Bedri Hamza.
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...