Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ironizuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se Qeveria nuk mund të ndërhyjë në procesin e rritjes së çmimit të energjisë.
Hamza ka thënë se ministrja, edhe pse e re në detyrë, është dashur që ti dijë këto probleme para se të marrë në udhëheqje këtë ministri.
“Urime për detyrën e re. Të dëshiroj sukses. Por, në dikasterin tuaj, ka prioritete dhe ka urgjenca. Kjo situatë është urgjente dhe ka disa hapa. Kompletimi i bordit, përgatitja e konkurrencës për liberalizimin e tregut etj. Nëse ndodhë rritja e energjisë, do të rëndoj shumë jetën e qytetarëve. Prandaj, zonja ministre, përveç zgjedhjes së anëtarëve të ZRE-se, ju duhet të përgatiteni për ndërmarrjet që të jenë të gatshme për konkurrencë. E di që jeni në fillim të punës, por, në shumë ministri, duhet të jetë të vetëdijshme për problemet e ministrisë para se të shkoni aty.”, ka thënë Bedri Hamza.
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...