Bursa koreano-jugore UPbit konfirmoi vjedhjen e 342 mijë kriptovalutave Ethereum me vlerë prej 49 milionë dollarë.
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Chi-hyung Song dha lajmin se një haker i panjohur ka transferuar ether nga portofoli i UPbit në portofolin e tij në orët e vona të mbrëmjes së 27 nëntorit.
Në reagim të vjedhjes, UPbit ndaloi të gjitha depozitat dhe tërheqjet për dy javë.
Kompania tha se do të mbulojë dëmet me asetet e saj.
Vjedhja e bursave të kriptovalutave është shndërruar një biznes mjaft fitimprurës për hakerët. Këta të fundit vodhën 40 milionë dollarë nga Binance, 32 milionë dollarë nga Bitpoint dhe 4.2 milionë dollarë nga Bitrue. /Telegrafi/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...