Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me një delegacion nga Kosova, me ftesë të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh.T. Dr. Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, është duke marrë pjesë në “Forumin Botëror për Investime”, i cili po mbahet në Abu Dhabi.
Ministrja Hajdari, në takimet e zhvilluara me homolog nga vendet e ndryshme të botës, përmendi mundësitë dhe potencialin e madh që ka Republika e Kosovës për investimet e huaja dhe ndërmarrësi, duke theksuar se përkundër sfidave, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike, raporton Arbresh.info.

Hajdari potencoi se përgjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar progres të madh në klimën e të bërit biznes, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e interesimit për investimet e huaja.
Ministrja Hajdari ftoi homologët e saj për vizitë në Kosovë, për të parë mjedisin e të bërit biznesit dhe mundësitë e shumta që mund të shfrytëzohen, duke u zotuar se investitorët e huaj do të gjejnë mbështetje të plotë institucionale.
Ky është edicioni i tetë i Forumit Botëror për Investime, që mbahet çdo dy vjet, ndërsa bën bashkë zyrtarë të lartë të shtetit të mbi 160 vendeve, duke përfshirë edhe investitorë potencial dhe liderë të ndërmarrësisë./Arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...
Kurti emërton Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekono...