Në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën me temën:“Përkrahja e ndërmarrësisë përmes politikave dhe instrumenteve mbështetëse”.
Ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj, tha se kjo ngjarje u dedikohet ndërmarrësve, inovatorëve, ose shpikësve, teksa vlerësoi se kjo është mënyra e duhur që idetë e tyre të bëhen realitet.
“Java botërore e ndërmarrësisë është edhe shënim i fuqizimit të ndërmarrësve në çdo vend e komunitet anë e mbanë botës”, deklaroi ministrja Hajdari, derisa shtoi se kjo ndikon në nisjen e një “start up-i”, sepse, sipas saj, është resurs kryesor për zhvillim ekonomik në vendin tonë.
“Ndërmarrësia, si një dimension i veçantë i ekonomisë, është ajo që nxit inovacionin, krijon vende pune dhe nxit rritjen ekonomike”, theskoi Hajdari./RTK
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës