Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme rreth reciprocitetit.
Ajo, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se reciprocitetin nuk e kanë si armë hakmarrjeje.
“Deklarata ime në konferencën e sotme rajonale të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, lidhur me vendosjen e masave të reciprocitetit është keqinterpretuar. Unë nuk kam thënë se reciprociteti nuk është zgjidhje e problemeve, por kam thënë se nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë”, ka shkruar Hajdari.
Sipas saj, reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve, shkruan arbresh.info.
“Aktualisht po i finalizojmë analizat e gjendjes së raportit tregtar, para se të veprojmë. Tani kemi edhe drejtor të ri të doganave dhe meqë shumë prej barrierave të Serbisë nuk janë sistemike por sporadike, ne na duhet t’i përgatisim mirë zyrtarët tanë doganorë për ta zbatuar reciprocitetin. Në Qeverinë Kurti 1 e patëm vendosur reciprocitetin gradual pas dy muajve. Reciprociteti është parim i shëndoshë i raporteve normale midis shteteve”, shprehet Hajdari./arbresh.info.
Reagimi i plotë:
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...